KORÇË - Skënderbeu dhe Erzeni luajnë nesër në orën 18:00 për raundin e 33-të në Superligë. Korçarët kërkojnë tri pikët e radhës në shtëpi, në përmbushjeve të objektivit për katër vendet e para që të çojnë në "Final 4", duke kërkuar ndeshjet shtesë për trofeun e kampionit të këtij sezoni.
Para ndeshjes për mediet foli Ivan Gvozdenovic. Trajneri serb i Skënderbeut tha se sulmuesi Nikaj ka probleme në gju dhe nuk është vendosur nëse do jetë në fushë.
"Gjendja - Është e mirë, vetëm Nikaj ka një problem në gju dhe sot do shohim. Stafi do shohë sot dhe deri në këto momente nuk kemi mungesa. Erzeni? Ndeshja kundër tyre është shumë e rëndësishme, shumë e fortë. Kemi nevojë për pikët sepse nuk jemi të qetë. Jemi gjashtë pikë larg zonës së frohtë dhe 2 nga "Final 4". Ne jemi Skënderbeu dhe nesër do mendojmë të luajmë bukur dhe të marrim pikët.
Formacioni - Do luajmë si gjithmonë. Mendoj si të luajmë në sulm dhe bukur. Nëse Nikaj nuk është gati, me stafin do vendosim formacion sulmues.
Objektivi "Final 4" - E kam të vështirë të të jap një përgjigje. Mendoj vetëm si të fitojmë me Erzenin. Kjo varet nga shumë gjëra. Brenda në shpirt mendojmë për sipër, të shkojmë sa më lart dhe duam "Final 4".
Tifozët - Janë shumë të mirë, kanë qenë në çdo takim. Bashkë do ia dalim dhe kemi nevojë për ta. Besoj se me ta do bëjmë një atmosferë të bukur", tha serbi i Skënderbeut.
Me 44 pikë, korçarët janë dy pikë më pak se zona "Final 4" (vendi 6) dhe gjashtë më shumë se zona e ftohtë. Erzeni me 31 pikë pozicionohet në vendin e nëntë dhe është në luftë për mbijetesën, paçka se situata duket e vështirë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.2%
-
Të gabuar
40.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.3%
Vota total: 4580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stoku i misrit vendas/ Fermerët e Maliqit me hambarët plot, në treg shitet misër serb! Një sasi prej 104 tonësh doli me aflatoksine
11 Mars, 16:34
-
Kërkohej për vjedhje dhe drejtim të parregullt automjeti, arrestohet në Maliq 38-vjeçari
11 Mars, 11:58
-
Rikthehet liceu francez i Korçës, projektligji në konsultim! Shkolla në 3 gjuhë, pritet të studiojnë deri në 360 nxënës
10 Mars, 22:48
-
Superliga/ Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën 'Final 4'! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin
10 Mars, 09:06
-
Derbi i ‘final-four’, sonte Dinamo-Partizani! Mposhti Vllazninë, Flamurtari largon trajnerin (VIDEO)
9 Mars, 12:37
-
Superliga/ Tirana 'buzë greminës', AF Elbasani e mposht 0-1 mes tensionit në 'Selman Stërmasi'! Bylisi fiton 1-0 kundër Vorës dhe e parakalon në renditje
8 Mars, 17:10
-
Përfshihet nga flakët makina në Ravonik të Korçës, automjeti shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
8 Mars, 09:09
-
Renditja/ Skënderbeu dhe Laçi nuk ndalen, Besa merr fitoren e dytë radhazi! U luajtën gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë
7 Mars, 16:06
-
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama inspekton aksin provizor Librazhd-Prrenjas: Tollovia, perversitet i madh! Plagë që helmoi opinionin publik
7 Mars, 13:29
-
FIFA nuk i fal borxhet, Vllaznisë dhe Tiranës i bllokohet merkatoja në hyrje
7 Mars, 08:50
-
Kalendari/ Raundi i 27-të i Superligës luhet në dy ditë, spikat derbi Dinamo - Partizani për zonën 'Final 4'
6 Mars, 13:43
-
Dogana e Kapshticës bllokon 1,5 tonë çokollata, tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme
5 Mars, 19:04