FUSHË-KRUJË - Përplasja e dy automjeteve në Nikël të Fushë-Krujës ka rezultuar fatale për një grua e cila humbi jetën, ndërsa mes 4 të plagosurve të tjerë që mbetën në këtë aksident, një prej tyre fëmijë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por mësohet se ajo udhëtonte në një fuoristradë me bashkëshortin e saj Bardh Haka dhe fëmijën, të cilët mbetën të plagosur.
Ndërkohë dy personat e tjerë që mbetën të lënduar në këtë aksident, janë burrë dhe grua, Malvin Spahi dhe bashkëshortja e tij M.Spahia, të cilët udhëtonin me një makinë tip Audi me targa TR 7069 T.
Ndërsa policia ka nisur hetimet për aksidentin, paraprakisht dyshohet që manovrimi i gabuar të jetë bërë nga makina tip Audi ku udhëtonin burrë e grua, çka solli dhe përplasjen mes dy automjeteve. Mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Foto të tjera
/Shqiptarja.com

VIDEO