Niko Peleshi: Shkrihen 37 agjenci
organizim rajonal/ Struktura e re

Niko Peleshi: Shkrihen 37 agjenci<br />organizim rajonal/ Struktura e re
Niko Peleshi ka prezantuar në Asamble strukturën e re për qeverisjen duke shkrirë 37 agjenci, ndërsa organizimi do të bëhet në bazë rajonesh.
 
Ndër propozimet kryesore të përmendura nga Peleshi janë shkrirja e drejtorisë së Bujqësisë, Agjencisë së Prokurimeve Publike, bashkimi i Doganave me Tatimet, ngritja e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, si dhe shkrirja në një të vetme e Agjencisë së Pronave, ALUIZNI-t dhe Hipotekës, ndërsa ngrihet agjencia e mbrojtjes civile dhe disa të tjera. 
 
Agjencia e cilësisë së arsimit para-universitar, nga 12 drejtori arsimore do të bëhen vetëm 4 në rajone. Shkrihet Enti i Banesave duke i kaluar bashkive bashkë me INSTAT.
 
Rishikim të institucioneve, kemi një projekt rekomandimesh. Kemi arritur një formular me 341 institucione për të vazhduar punën për strukturën e re të institucioneve.
 
Shqipëria ka numër të madh të institucioneve të varësisë, 500 institucione. Kemi 81 institucione në shërbimet, 13 politik-bërje dhe 130 funksione mikse.
 
Kemi një varitet të madh të institucioneve me punonjësit. 10% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës.
 
30% e institucioneve kanë regjistra të dixhitalizuar, të tjerat nuk kanë. Nga 141 agjenci, ne propozojmë një projekt me 104 agjenci varësi. Kemi shkrirë agjencitë me më pak se 10 persona dhe kemi shkrirë ato që kanë funksione të njëjta.
 
4 agjenci rajonale për shëndetësinë, 4 për arsimin, 4 për mjedisin, shërbimin social nga 12 në 4, degët e thesarit mund të bëhen në 4 nga 36 që janë sot.
 
Propozojmë shkrirjen e drejtorive të bujqësisë, kalimin te AKU, statistikat kalojnë te bashkitë.
 
Doganat do të bashkohen me Tatimet. Do ngrihet agjencia e mbrojtjes civile për emergjencat.
 
Drejtoria e Akreditimit bashkohet me atë të Standardizimit. Te Ministrja e Zhvillimit Urban propozojmë shkrirjen e Entit të Banesave.
 
ALUZINI integrohet te titujt e pronësisë. Propozojmë një reformim edhe të prokurimeve, për mallrat dhe shërbimet qendra duhet të shtohet, të rritet numri.
 
Inspektimet, insoektorati qendror reforme për shkrirjen e inspektoratet dhe kupole e tyre.
 
Përsa i përket pronave do të bëhet bashkimi i hipotekave, legalizimeve dhe ATP-ve.
 
Tenderat, 1407 autoritete që bënjnë tendera. Performanca e dobet. Propozohet qe mallrat dhe sherbimet te kthehet ne agjenci kombetare.
 
Do të krijohet agjenci per nemaxhimin e prokurimeve
’ deklaroi Peleshi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm