Nikoliç: Nuk e pranojmë pavarësinë
e Kosovës, pavarësisht pasojave

Nikoliç: Nuk e pranojmë pavarësinë<br />e Kosovës, pavarësisht pasojave
"Pas formimit të qeverisë së re, asgjë nuk do të ndryshojë në dialogun me Prishtinën", ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç në një intervistë për “Die Presse”. Duke iu drejtuar Bashkimit Europian, ia tha se "nëse BE e pranon Serbinë pa Kosovën, atëherë i bie që s’e duan fare në gjirin e tyre".

“Kjo varet nga BE. Nëse BE vendos ta pranojë Serbinë pa Kosovën, kjo do të thotë se ata nuk e duan fare Serbinë në BE. Në atë rast, BE do të thoshte: ne e pranojmë Serbinë, por jo në formën në të cilën ajo është pranuar si anëtare e OKB-së”, ka thënë Nikoliç në intervistën dhënë të përditshmes vjeneze, “Die Presse”.

Ndërkaq, rreth dialogut Prishtinë-Beograd, Nikoliç ka thënë se kur ai është bërë president i vendit, është thënë se Serbia do t’i nisë bisedimet me shqiptarët e Kosovës.

“Diplomatëve tanë ua kemi lejuar që të marrin pjesë në konferencat ku janë të ftuar edhe shqiptarët e Kosovës. Jemi të gatshëm që t’i japim Kosovës autonomi të gjerë, por asgjë më shumë. Pavarësinë e Kosovës nuk mund ta pranojmë, pavarësisht të gjitha pasojave”, ka theksuar Nikoliç.

I pyetur nëse Serbia do ta pranojë aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, ai ka thënë se Serbia ka marrëdhënie shumë të mira edhe me BE-në e edhe me Rusinë.

Në konstatimin se në Kosovë janë djegur shumë xhami dhe janë dëbuar nga shtëpitë e tyre me mijëra persona nga forcat serbe, Nikoliç ka thënë se këto kanë qenë vetëm arsyetime për ndërhyrje.

Ai ka thënë se nga Kosova janë dëbuar 200 000 serbë, dhe se janë zhdukur 1 300 të tjerë, të cilët as sot nuk dihet se ku janë.

“Nuk dua ta bëjë drejtësinë e krimeve të luftës, e as ato të palës serbe. Përgjegjësit për krime lufte u gjendën para gjykatës së Hagës dhe shumë prej tyre janë dënuar. Ndërkaq të akuzuarit shqiptarë janë liruar vetëm e vetëm që serbët të jenë fajtorë”, ka vlerësuar Nikoliç.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit