Nikoliç: BE do ta ballafaqoj Serbinë me njohjen e Kosovës


BEOGRAD, 6 Dhjetor/ATSH/-Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është shprehur se "absolutisht është në dijeni se Serbia do të ballafaqohet me zgjedhjen: Ose Kosova ose Europa".
Ai ka deklaruar se së shpejti për këtë çështje do të bisedojë edhe me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
"Për këtë duhet të jemi të përgatitur", ka thënë ai në një intervistë për mediat serbe.
"Rreth kësaj shumë shpejt duhet të arrijmë një konsensus nacional dhe koha është që të bisedoj me Kryeministrin Vuçiç", ka nënvizuar ai.
Nikoliç ka përmendur edhe deklaratat e Komisionerit të BE'së Johannes Hahn i cili ka folur për këtë çështje e që sipas Nikoliç nuk është demantuar nga askush në Bruksel.
"Kjo do të thotë se komisionari nuk ka folur kokë më vete, por ka shfaqur qëndrim zyrtar" ka thënë ai.
Nikolic ka thënë se nuk do të ishte pjesë e një qeverie që do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe se edhe qeveria e Serbisë do të mbante qëndrim të njëjtë./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen