Nikolic në Bruksel, BE: Kemi 
mesazhe të qarta për Serbinë

Nikolic në Bruksel, BE: Kemi <br />mesazhe të qarta për Serbinë
BRUKSEL- Presidenti i ri serb, Tomislav Nikolic ndodhet sot në Bruksel ku pritet të ketë takime me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, baroneshën Catherine Ashton dhe presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy. 
Para nisjes së tij për në Bruksel Nikolic ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet për integrimin evropian të Serbisë. Nga ana tjetër zyrtarë të Brukselit kanë theksuar se Nikolic do të marrë mesazhe të qarta Deklarata eshte bere nga zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançic. 

“Presim që Serbia të vazhdojë reformat e nevojshme dhe të bëjë hapat e duhur për vazhdimin e negociatave me BE-në. Nga zyra e përfaqësueses së lartë, Catherine Ashton do të kërkohet që të vazhdojë dialogu me Prishtinën”, ka thënë Kocijançic. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja