BEOGRAD- Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklaruar për një television malazez se Serbia është e vendosur mos të njohë pavarësinë e Kosovës edhe sikur kjo të ketë kosto për vendin e tij në lidhje me anëtarësimin në BE.
“Unë nuk jam në listën e atyre që do ta bëjnë këtë", ka thënë ai.Nikolic shtoi se Serbia do të mbetet “ushtarakisht neutrale” dhe se deri tek anëtarësimi në BE partneri kryesor i saj do të jetë Rusia.“Pastaj do të shohim”, ka thënë Nikolic.
Duke folur për “neutralitetin ushtarak” dhe faktin se Serbia do të mbetet e rrethuar me shtetet anëtare të NATO-s, Nikolic tha se Serbia i ka njohur fqinjët e saj, se nuk do ta sulmojë askënd dhe se as atë nuk do ta sulmojë askush."Përse dikush do ta sulmonte Serbinë?", pyeti ai, duke shtuar se nuk do të përzihet në punët e qeverisë, siç ka bërë më herët Boris Tadici. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com