TIRANË – Është ndjerë i zhgënjyer nga kryeministri Berisha Nikollë Lesi, kryetari i Lidhjes Demokristiane. Emri i tij mungon në listat e kandidatëve për deputetë, ndërkohë që kryetarë të tjerë partish të kolacionit të djathtë gjenden.

"Jam i zhgënjyer totalisht nga Berisha. E lamë që aleatët të konkurojnë më vete jo në listat e PD-së. Unë kam zhvilluar negociatat me Boden dhe Bylykbashin. Unë nuk kam marrëveshje me asnjë tjetër; as me Jozefinën, as me Arjanin, me asnjë. Unë njoh Berishën, i cili në mënyrë publike më ka prerë në besë. E lamë që aleatët të konkurrojnë në vete jo në listat e PD-së.”- tha Lesi në një prononcim për median paraditen e sotme.

Megjithatë ai ka vendosur të mos e braktisë koalicionin. “Unë nuk e braktis kolacionin. Po të dojë le ta prishë kolacionin Berisha! Të bëjë si të dojë! Me sa kuptoj, ose duhet të futesh në grusht shteti, ose të bësh Gërdec, ose të kthehesh si Xhuveli, burrë i nderuar, por 80 vjeç në politikë…që të të fusë në listë Berisha”, përfundoi Lesi.

(ma/sg/shqiptarja.com)