TIRANE - Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, ka denoncuar në polici faktin se është kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit, ai dhe familja e vet. Ai ka konfirmuar se ka marrë kërcënime për jetën dhe tashmë ka bërë një denoncim në organet e rendit.
Lesi shprehet se në të njëtën kohë është kërcënuar edhe familja e tij. Ai i lidh këto kërcënime vetëm me çështjet e politikës. “Numri nga i cili jam kërcënuar unë dhe familja ime 069 79 60 ***”, ka thënë Lesi, duke kërkuar nga ana e policisë identifikimin e arrestimin e autorëve të kërcënimit të tij.
Lesi kandidon në krye të listës së partisë së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës. Incidente të tilla janë shpeshtuar kohët e fundit, në momentin kur mbeten edhe pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve qendrore në vend.
Por këto incidentet kanë marrë përmasa edhe më të mëdha, ku vetëm 3 ditë më parë u dhunua barbarisht kandidati i FRD në Qarkun e Fierit, Mit`hat Hoxha. Po ashtu incidentet janë shtrirë deri te dhunimi i zyrave elektorale të partive si dhe kandidatëve. Lidhur me këtë Policia e Shtetit ka premtuar se do jetë në gatdishmëri 24 orë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com