Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali

Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali

Berisha dhe Rama në parlament

Edi Rama është i vendosur që të marrë dhe mandatin e katërt si kryeministër.

E ka objektiv, por edhe fiksim!

Objektiv sepse ka plane investimesh të cilat ai mendon se do ti kurorizoj në vitin 2030 duke e futur Shqipërinë anëtare të BE.

Fiksim, sepse Rama don të jetë ai kryeministri me katër mandate rrjesht që të hyjë në historinë e Shqipërisë si i vetmi që e mbajti 16 vjet si shef qeverie, gjë e cila nuk ka gjasa të ndodhë më në 100 vitet e ardhshme.

Ndaj Edi Rama po bën çdo lëvizje të mundshme në qeveri dhe në administratën e lartë ekzekutive që të pastrojë apo shërojë plagët që ka sjellë SPAK në trupin e mazhorancës.

Duke patur, për fatin e tij, edhe një opozitë të dërmuar, pa shpresë dhe që nuk karikon besim në popull, kryeministri po bën operacione të shpejta për të kuruar apo hequr ato pjesë të qeverisë së tij që kanë sjellë impakt negativ në qeverisje dhe në shoqeri.

Largoi tre ministra, flitet se në dhjetor do ketë dhe një krasitje tjetër në qeveri në rang ministrash; pas kongresit ai firmosi largime e shkarkime drejtorë të përgjithshëm në disa institucione qëndrore shumë të rëndësishme.

Pavarësisht se ndodhet superior në raport me opozitën, përsëri Rama duke patur sondazhe të sakta nga njerëzit e tij, nuk beson deri në minutën e fundit ndaj punon me të gjitha mënyrat që të marrë 1 milionë vota, siç kërkoi ai publikisht.

Ndërkohë opozita akoma nuk po e merr veten. Një gjë e mirë ndodhi se morën vulën dhe emrin. Po kështu për disa deputetë dhe drejtues në PD doli lista e sigurtë nga Kodi Zgjedhor për në KQZ, dhe të paktën ndjehen të qetë se do të jenë prapë deputetë, paçka se PD nuk duket se ka shanse për rikthim në pushtet.

Akoma Berisha nuk po bindet të deklaroj publikisht se nuk do të jetë ai kandidat për kryeministër. Nëse pranon një figurë emblematike dhe karizmatike që do të përballej me Ramën në zgjedhje, ka shanse, por Berisha mbetet Sali! Nuk heq dorë nga emri i vetë, ai ose i don të gjitha ose i humb të gjitha. Gjasat janë për këtë të fundit, që të mbajë PD dhe selinë e dritaren e shtëpisë së tij.

Nga ana tjetër Edi Rama po fillon me dorë të hekurt pastrimin e administratës, sepse ka pakënaqësi nga qytetarët në disa sektorë të jetës qytetare.

Po të kishte përballë një kandidat për kryeministër të besueshëm nga opozita ai do ti thoshte se ç’bëre tash 12 vite zoti Rama?! Por ka Berishën, që ka tash 33 vite!

Sido të jetë Rama duket se ka filluar stinën krasitjeve në administratën që kontrollon dhe drejton.

Synimi: Kërkon 1 milionë vota./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeqir Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 03/08/2024 19:32

    O Nikoll Lesi ti je zari i Sali Bajgēs prandaj lēri komentet e tua prej fillozofi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja