Nikoll Lesi padit Fatos
Nanon për kërcënime

Nikoll Lesi padit Fatos<br />Nanon për kërcënime
Kryetari i Lidhjes Demokristiane dhe zv.Ministër i Kulturës, Nikoll Lesi, ka depozituar një padi në prokurori ndaj ish- kryetarit të PS, Fatos Nano. Siç raporton e përditshmja Panorama, padia është ngritur për shkak se Lesi pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Fatos Nano.

Shkak është bërë dërgimi i disa mesazheve fyese dhe kërcënuese nga numri i telefonit i Nanos në drejtim të Lesit, i cili aktualisht ndodhet për një specializim në Angli.

“Kam punuar dhe do të punoj, sipas bindjes sime se zoti Nano nuk mund të zgjidhet kurrsesi, as edhe kandidat zyrtar për President Republike, e jo më të votohet nga Parlamenti ynë. E them këtë, pasi me sa duket, zoti Nano e ka marrë vesh se unë po loboj kundër kandidaturës së tij për President Republike, gjasa të cilat edhe duken se janë zero, porse përsëri ai shpreson”, shprehet Lesi në një letër që i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe për dijeni Topit e Berishës.

Sipas Lesit, Nano, ditët e fundit i ka dërguar një tjetër mesazh ku i kërkon ndjesë për fyerjet me pretendimin se dikush tjetër kishte përdorur numrin e tij të telefonit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit

Sportisti australian pret gishtin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit