Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave pas përmbytjeve të vendit në fundjavën që kaloi. Në deklaratën për mediat ministrja kërkoi ndihma për familjet e prekura, ndërsa vetë tha se do të jepte rrogën e një muaji.

Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet. Disa gjimnaze kanë mbledhur ndihma në ushqime dhe libra. Ndihmë e koordinuar aty ku ka më shumë nevojë.

Janë në dispozicion dy numra llogarie ku ne do mundësojmë ndihmën tonë për shkollat që kanë pësuar dëme. Edhe unë do dedikoj rrogën time mujore për familjet
” deklaroi Nikolla. 

dy.b/shqiptarja.com