Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka qenë e pranishme në prezantimin e platformës për rritjen profesionale të mësuesve. Ajo paralajmëroi se do të ketë një rritje të notës mesatare për ata që duan të bëhen mësues.
/Shqiptarja.com
“Do fillojmë reformë totale në Universitete. Do rrisim notën mesatare për ata që duan të bëhen mësues. Brenda 100 ditëve do trajnojmë 20 mijë mësuesit e parë” tha ministrja.
Ndërsa Rama ka deklaruar se drejtorët e shkollave janë aksident politik, pasi 300 prej tyre kanë rezultuar me nivel nën mestar duke paralajmëruar largimin dhe zëvendësimin me mësuesit më të mirë në shkollën për ‘Drejtuesit e Shkollave’.
Shefi i qeverisë theksoi edhe njëherë se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, ndërsa do të jenë vetëm 4 në të gjithë vendin, ndarje sipas rajoneve.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









