Nikolla e Hafizi sherr në mbledhjen
e grupit të PS, ndërhyn edhe Rama

Nikolla e Hafizi sherr në mbledhjen<br />e grupit të PS, ndërhyn edhe Rama
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe deputetja Mimoza Hafizi janë përfshirë nga debatet gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
 
Shkak është bërë një status në Facebook nga Hafizi e cila denonconte shkarkimin nga puna të një mësueseje. Sipas Hafizit, arsimtarja është shkarkuar pasi ishte identifikuar si mbështetëse e Lëvizjes së Ben Blushit.
 
Këtë shqetësim ajo e ka ngritur edhe në mbledhjen e grupit të PS, pas largimit të ambasadorëve Lu e Vlahutin.
 
Nga ana e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se pretendimet e Hafizit janë të pabaza, pasi mësuesja detyronte nxënësit që të ndiqnin kurset e saj private, në këmbim të një notë të lartë në lëndën që jepte.  
 
Gjithashtu, Nikolla ka theksuar se mësuesja në fjalë është aktualisht nën hetim.
 
Pjesë e debatit është bërë edhe kryeministri Edi Rama i cili i  ka kërkuar Hafizit të mos përdorë atë gjuhë, pasi çështjen e ka konsumuar edhe mediatikisht.
 
Pas këtij debati, deputetja Mimoza Hafizi ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të PS.  

debatet ne ps

debatet ne ps

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025