Nikolla: Lidershipi i fortë i Zelensky-t dhe rezistenca e popullit ukrainas, fituan mbështetjen e faktorit ndërkombëtar

Në fjalën e saj në hapje të seancës së posaçme parlamentare, ku po jep mesazhin e tij Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar lidershipin e tij dhe rezistencën e popullit ukrainas.

 "Lidreshipi i fortë i Presidentit dhe rezistenca e popullit ukrainas kanë fituar mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtar. Shqipëria ka mbështetur sanskionet e ndërmarra nga aletatët. Më 7 mars miratuam rezolutën për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresion ushtarak të Rusisë në Ukrainë", tha ajo.

Fjala e kryeparlamentares Nikolla

Sot zhvillojmë një seancë plenare të posaçme dhe kemi nderin që Presidenti i Republikës së Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ju bëj me dije se në këtë seancë është i pranishëm edhe Ambasadori i Ukrainës  në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov. Mirëseerdhët zoti Ambasador.

Prej 24 shkurti të këtij viti, Republika e Ukrainës dhe qytetarët e saj janë në një luftë të imponuar prej agresionit të Federatës Ruse. Presidenti Zelenksy është në krye të ushtrisë dhe popullit të Ukrainës për mbrojtjen e atdheut.

Lidershipi i fortë i Presidentit Zelensky dhe rezistenca e pashembullt e ushtrisë dhe e popullit të Ukrainës kanë fituar mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë.

Shqipëria, gjithashtu, i është bashkuar kësaj mbështetjeje. Në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian,  kemi mbështetur sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmara nga partnerët ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.

Më 7 mars këtu, në Kuvendin e Shqipërisë, miratuam Rezolutën “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë europiane”.

Kuvendi i Shqipërisë dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  dhe populli shqiptar kemi besim se Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe fëmijët, djemtë e vajzat, burrat dhe gratë e Ukrainës do t’i kthehen normalitetit të jetës në liri dhe punës për zhvillimin dhe mirëqenien e atdheut të tyre.


Lajmi kryesor:

Zelensky i drejtohet popullit shqiptar: Mirënjohës për rolin në OKB! Mbështetja juaj, na kujton Nënë Terezën! Rama: I gjithë kombi ynë me ju


/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë