Sot njerëzimi nderon kujtimin e viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA. Në mesazhin e saj kushtuar kësaj ngjarjeje tragjike, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizon se ”2977 qytetarë amerikanë të pafajshëm humbën jetën dhe njerëzimi filloi ta shohë botën ndryshe nga më parë. Kjo ndodhi para 21 vjetësh, më 11 shtator 2021. Por prej asaj dite, guximi i të keqes po sfidohet nga heroizmi, sakrifica dhe solidariteti midis njerëzve, shteteve e kombeve.
11 shtatori na kujtoi se terrorizmi është po kaq i rrezikshëm sa edhe agresioni ushtarak dhe se mbrojtja e atdheut nuk është vetëm mbrojtja e kufijve dhe e territorit. 21 vite pas 11 shtatorit provuan se njerëzimi mund të jetë vulnerabël, por jo i mundur prej terrorizmit. Teknologjitë dhe “armët” kibernetike të përdorura prej terroristëve mund të shkatërrojnë pafundësisht jetë njerëzore dhe të mirat që njerëzimi ka krijuar prej shekujsh e që njerëzit krijojnë përditë.
Kërcënimi i terrorizmit e bën njerëzimin të qëndrojë më i fortë kundër forcave malinje, më i bashkuar në diversitetin etnik, fetar e kulturor. Përgjatë dy dekadave, Shqipëria ka bërë zgjedhjen e duhur dhe është rreshtuar në krah të ShBA, BE e NATO-s, aleatëve tanë strategjikë kundër terrorizmit, dhunës dhe luftrave.Sulmet terroriste kibernetike nuk do të na zbrapsin dhe nuk do të na thyejnë, por do t’i përballojmë e sfidojmë ato me fuqinë që buron nga liria, e drejta dhe vlerat demokratike e humane që na bashkojnë në aleancat tona strategjike për sigurinë dhe paqen.”
Lajmi kryesor:
21 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, ngjarja që tronditi botën! Begaj: Siguria kombëtare, përparësi! Kim: Do të jemi më të fortë së bashku
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!
25 Dhjetor, 15:38
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09