Nikolla në Gjermani: Bashkëpunimi dypalësh po intensifikohet dhe në kuadër të Procesit të Berlinit

Nikolla në Gjermani: Bashkëpunimi dypalësh po intensifikohet dhe në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në Gjermani

Në vijim të vizitës në Gjermani, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Presidentin e Parlamentit të Landit të North Rhine-Westphalia, NRW, André Kuper. Në takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi.

“Ne jemi të përkushtuar për të avancuar më tej marrëdhëniet politike dhe dypalëshe, si në nivel federal, ashtu edhe me landet. Kuvendi dhe Landtagu i NRË mund të ndërtojnë një proces bashkëpunimi midis komisioneve parlamentare dhe deputetëve, sidomos deputetëve të rinj, i cili do të nxisë marrëdhëniet edhe mes institucioneve të tjera dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në ekonomi e sektorë të tjerë. Si një nga rajonet më të fuqishme ekonomike në Evropë dhe rajoni numër një industrial në Gjermani, bashkëpunimi me Landin NRË është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Ambasada e Shqipërisë ka propozuar nënshkrimin e një deklarate të përbashkët për t‘i hapur rrugën projekteve konkrete nga Landi NRË në Shqipëri dhe në këtë proces mund të kontribuojnë edhe Kuvendi dhe Landtagu. Kemi mundësi të gjera bashkëpunimi në sektorë si shërbimet e transportit, infrastruktura, industria, turizmi, arsimi, SME-të etj. Mund të mbështesim edhe bashkëpunimin mes Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe organizimin e forumeve te biznesit.”, theksoi Kryetarja Nikolla.

Nikolla vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi shqiptaro-gjerman po intensifikohet edhe në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe Samiti që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë është një ngjarje historike për evropianizimin e rajonit, por edhe për bashkëpunimin dypalësh. 

Presidenti i Landtagut të NRW,  André Kuper, në emër të 195 deputetëve dhe 18 milionë banorëve të Landit NRW, i uroi Kryetares Nikolla mirëseardhjen dhe nënvizoi se është e nevojshme që Gjermania dhe Shqipëria, si vende demokratike, të qëndrojnë bashkë dhe të bashkëveprojnë për përballimin e sfidave të përbashkëta. Kontaktet tona të drejtpërdrejta ndihmojnë procesin demokratik. Mund të nisim me vizita reciproke në Landtag dhe Kuvend të deputetëve. Parlamentet tona mund të bashkëpunojnë dhe kontribuojnë për demokracinë, duke ofruar në procesin dhe veprimtaritë parlamentare qytetarët dhe rininë, nëpërmjet programeve të dedikuara që po zbatojmë në Landtag dhe shkollat e Landit. Kjo do t’i shërbejë edukimit demokratik e qytetar të rinisë dhe konsolidimit të demokracisë.

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Kuper diskutuan edhe mbi aspekte konkrete të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Landit NRW si edhe midis Kuvendit dhe Landtagut. Për të avancuar këtë bashkëpunim, Kryetarja Nikolla e ftoi Presidentin Kuper për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti Kuper e shoqëroi  Nikolla në sallen e seancave plenare të Lantagut, ku u takuan me një grup nxënësish. Ishte mbresëlënëse kur dy parlamentarët, mes nxënësve u takuan e biseduan edhe me dy vajza nga Kosova.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja