Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për poetin e njohur, Mjeshtrin e Madh, Jorgo Papingji.
“Artisti poet Jorgo Papingji, Mjeshtër i Madh, autori i mijëra teksteve të këngëve shqiptare, bashkoi me tingujt muzikorë frymëzimet dhe ndjenjat e holla të bukurive të jetës dhe botës shqiptare. Disa breza jemi rritur me këngët e Mjeshtrit Papingji, kushtuar dashurisë, jetës, mallit, bukurisë, gëzimeve, vuajtjeve e dhimbjeve njerëzore, ëndrrave e dëshirave, natyrës, dhe natyrisht, atdheut.
Mirënjohje për pasurinë e bukur që na le! U prehsh në paqe, Mjeshtër!”- shkruan Nikolla.
Lajmi kryesor: