Nikolla pret Kryetarin e Prezencës së OSBE-së, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri: Mirënjohje për bashkëpunimin

Nikolla pret Kryetarin e Prezencës së OSBE-së, me rastin e përfundimit të misionit të tij  në Shqipëri: Mirënjohje për bashkëpunimin

Vincenzo Del Monaco dhe Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Prezencës së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

“Ju jeni një mik i mirë dhe partner i spikatur të Kuvendit të Shqipërisë. Shpreh mirënjohjen për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së për avancimin dhe thellimin e reformave, në mënyrë të veçantë të reformës zgjedhore dhe reformës administrative-territoriale.

Gjatë misionit tuaj në Tiranë bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së u intensifikua dhe krijuam një kulturë të re bashkëpunimi, për zbatimin e projekteve e procedurave parlamentare, duke rritur “pronësinë” e kontributit të Kuvendit dhe shërbimeve parlamentare në këtë bashkëpunim. Kjo kulturë e re ka rritur transparencën e veprimtarisë parlamentare dhe qëndrueshmërinë e projekteve e programeve të bashkëpunimit.”, u shpreh Nikolla.

Ambasadori Vincenzo Del Monaco falënderoi Kryetaren Nikolla për vizionin e saj në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me Prezencën e OSBE-së, si edhe për vlerësimin e lartë të këtij bashkëpunimi dhe vuri në dukje se Prezenca dhe Kuvendi janë nisur nga qëllimi i përbashkët për të rritur kontributin e Kuvendit në shërbim të zhvillimit të vendit, konsolidimit të demokracisë, kushtetueshmërisë  dhe plotësimit të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?