Nikolla: Shkollat e Gulen nuk do
mbyllen, plotësojnë standardet!

Nikolla: Shkollat e Gulen nuk do<br />mbyllen, plotësojnë standardet!
TIRANE - Nuk do të mbyllen shkollat e organiziatës Gulen pavarësisht kërkesës së presidentit turk Erdogan për Tiranën zyrtare. Ishte vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e cila konfirmoi këtë fakt teksa iu përgjigj interesit të A1Report për këtë çështje. Zonja Nikolla tha se Ministria e Arsimit ka verifikuar të gjitha shkollat private në Shqipëri sa i përket ligjshmërisë por dhe laicitetit dhe të gjitha shkollat e kësaj organizate janë në përputhje me atë që kërkon ligji dhe standardet.
 
“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të verifikojë gjithë kriteret e ligjshmërisë, pa dyshim laecitetin, shkolla të sigurta. Dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrën më korrekte dhe më të mirë të mundshme. Besoj kemi raportuar publikut për shkollat që nuk respektonin kriteret e ligjit dhe rezultuan 18 institucione të arsimit të lartë që funksionin si piramida dhe që u mbyllën, te tjerat jane ne perputhje me ligjin”,
u shpreh ministrja Nikolla.

Dy ditë më parë gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi palës shqiptare që të mbyllë shkollat që sponsorizohen nga lëvizja e ish-aleatit të tij Fetullah Gulen, organizatë kjo që sipas tij është terroriste dhe rrezikon vendin tonë.
 
Në deklaratën e tij Erdogan kërkoi të jetë i qartë për palën shqiptarë që aktiviteti i kësaj organizate duhet të tërhiqet nga Shqipëria. Në Shqipëri dhe Kosovë, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulët, Kolegjet turke, deri tek universitetet siç është Universiteti Epoka te cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital