Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit, Anila Smorgrav, Brikena Muharremi, Rosario Petta dhe Lazim Destani.
Kryetari Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit e informuan Kryetaren Nikolla mbi veprimtarinë e Këshillit Koordinues të Diasporës për koordinimin e veprimtarisë së komuniteteve të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe viset e tjera shqiptare si edhe bashkëpunimin e tyre me shtetin amë.
Përsa i përket bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet shqiptare Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit vunë në dukje bashkëpunimin në fushën e ekonomike, tërheqjen e investimeve nga Diaspora, bashkëpunimin në fushën e arsimit e shkencës si edhe realizimin e të drejtës së votës së Diasporës nga vendet ku jetojnë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi kontributin e Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunim me Shqipërinë si edhe kontributin e Diaspores si një faktor dhe burim për zhvillimin e vendit. Kapitalet financiare, sociale dhe humane të Diasporës shqiptare, të hershme dhe të re, janë një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Diaspora përbën një pjesë vitale të shoqërive në vendet pritëse, me kontribute të njohura e të vlerësuara në zhvillimin ekonomik, sistemet e mirëqenies dhe shkencën e kulturën në këto vende. Përsa i përket çështjes së të drejtës së votës së Diasporës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë hapat e nevojshme ligjorë për garantimin e kësaj të drejte.
Njëkohësisht Kryetarja Nikolla ftoi dhe siguroi anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës për bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe institucionet, jo vetëm për legjislacionin për votën, por edhe për aspekte të tjera të zhvillimit të vendit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
37.1%
Vota total: 151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor, 12:40
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Votimi në Kuvend/ Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla caktohet anëtare të komisionin Edukimit, Peleshi te Komisioni i Jashtëm
19 Shtator, 17:47
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, socialistët: U përball me sulmin më të egër personal, ishte fuqia e qetë e Kuvendit
27 Korrik, 09:56
-
Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet respekti
26 Korrik, 21:37
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Bardhi e zëvendësoi me Ina Zhupën te Komisioni i Medias, largohet nga grupi i PD-së Flutura Açka: S’mund të bëj sehir kur minohet demokracia
25 Korrik, 07:55
-
Kuvendi seancë maratonë prej më shumë se 17 orësh, mbyll punimet pas mesnate! Braktiset nga deputetët
19 Korrik, 08:59
-
Kuvendi mbyllet pas mesnate, deputetët braktisin sallën! Nikolla ‘shkrihet’ së qeshuri me Sulën (VIDEO)
16 Korrik, 09:00