TIRANË – Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Kol Nikolla, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetares së bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Sipas Nikollës, Bashkia Tiranë me një vendinm të tillë ka shkelur kodin e punës duke mos respektuar asnjë procedurë ligjorë.
“Punonjësit thonë se janë njoftuar në datën 23 nëntor 2011 me shkrim se ndërmarrja do të ristrukturohet dhe punonjësit do të transferohen në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit. Kur janë paraqitur në datën 3 në detyrë, atyre u është komunikuar largimi nga detyra”, ka theksuar ai.
Nikolla ka siguruar se do t’i drejtohen procedurave përkatëse për këtë rast.
“Punonjësit e funeraleve nuk janë pranuar në punë. Është thyer kodi i punës për punonjësit. Do marrim përsipër ndjekjen e procedures. Tabaku sapo bëri një deklaratë qesharake, pasi nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore Punonjësit do t’i fitojnë të drejtat e tyre.”, tha Nikolla.
(aq/shqiptarja.com)