NIKOSI, 5 mars /ATSH-AFP/ - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi përshëndeti rezultatet e vlerësueshme të Qipros, të cilës i duhej të zbatonte masat shtrënguese shumë të ashpra në këmbim të një plani shpëtimi, duke nënvizuar se ishte shumë përpara me programin e saj.
Në prag të falimentimit pas rënies së sektorit bankar, Qipro u detyrua të pranonte në vitin 2013 një plan shpëtimi prej 10 miliardë eurosh në këmbim të kushteve shumë të ashpra.
"Dimë që qipriotët kanë bërë sakrifica të konsiderueshme", konfirmoi Draghi para zhvillimit të këshillit të guvernatorëve të BQE-së në Nikozi, sipas propozimeve të raportuara nga shtypi lokal.
"Është vërtet inkurajuese të shohësh se ka shenja të stabilizimit dhe rimëkëmbjes në horizont. (...) Programi ka dhënë rezultate shumë konkrete, në fakt rezultate më të mira nga sa ishin parashikuar dy vjet më parë", shtoi ai.
Draghi shtoi gjithashtu se situata buxhetore ishte shumë më e mirë nga sa pritej.
Rreth 4 000 qipriotë manifestuan dje para takimit të BQE-së për të kërkuar fundin e masave shtrënguese, nën sloganin "Shpëtoni popullin, jo vetëm përfitimet dhe bankat"./
/ec/