Nikotina- A është vërtetë e dëmshme?

Nikotina- A është vërtetë e dëmshme?

Për dekada me radhë mendimi se nikotina ishte e dëmshme ka sunduar në mbarë botën. I pari që deklaroi publikisht se duhanpirësit e pinë cigaren për nikotinën por vdesin prej tymit dhe katranit, ka qenëpsikoterapeuti anglez Michael Russel, rreth 40 vite më parë. Ndërkohë që në vitin 1970 nikotina u përfshi në terapinë e lënies së duhanit nga institucionet shëndetit publik. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ishte ndër të parat që përfshiu nikotinën si pjesë të terapive.

Megjithatë shkencëtarët bien dakord në përcaktimin se nuk ka barazi midis nikotinës dhe tymit të duhanit dhe se në fakt është tymi i duhanit ai që është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.

Shkenca ka konfirmuar se tymi i cigares përmban më shumë se 6,000 substanca të ndryshme të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme të krijuara nga djegia e cigares dhe se ato janë shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. Ndër të  tjera tymi i duhanit përmban monoksid karboni, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndonëse nikotina krijon varësi, ajo nuk është e dëmshme në vetvete, dhe për këtëshumë kërkime shkencore të kryera deri më sot kanë treguar se nuk është shkaktare për pasojat shëndetësore të pirjes së duhanit.

Fakti që sot ka më shumë se një miliardë duhanpirës në botë që janë të ekspozuar ndaj efekteve të dëmshme të tymit të duhanit çdo ditë, e ka shtyrë shkencën të mendojë për zgjidhje mbi reduktimin e dëmit.

Me këtë qëllim, teknologjia dhe shkenca janë bashkuar dhe në dekadat e fundit kanë punuar intensivisht për të gjetur alternativa që përfaqësojnë një zgjedhje më të mirë për duhanpirësit sesa vazhdimi i pirjes së cigareve tradicionale.

Sot, alternativat më pak të dëmshme po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje nga institucionet shëndetësore. Si për shembull në Angli duhanpirësve u rekomandohen alternativa ndaj cigareve, në Australi nikotina përshkruhet me recetë, ndërsa në Japoni produktet e bazuara në teknologjinë e ngrohjes së duhanit, si IQOS janë tej mase të popullarizuara. Këto alternativa duke shmangurdjegien eliminojnë njëkohësisht dhe  substancat e dëmshme të emetuara nga tymi i duhanit.

Por deri në çfarë niveli nikotina mund të jetë e padëmshme? Një duhanpirës thith afërsisht 0,1 miligram nikotinë për çdocigare. Që të ndodhë helmimi fatal prej nikotinës, duhanpirësi duhet të konsumojë 400 cigare ose 20 pako njëra pas tjetrës. Duke qenë se konsumi i kësaj sasie nikotine është i pamundur,  Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka deklaruar se nuk ka gjasa që dikush të helmohet nga nikotina vetëm nga pirja e duhanit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja në Durrës! Pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja në Durrës! Pritet ekstradimi