Nilo Borgia,"studimi": Himara e
rrethinat të gjithë janë katolikë

Nilo Borgia,"studimi": Himara e<br />rrethinat të gjithë janë katolikë
Libri i Nilo Borgias (1870 - 1942) për Himarën në shekujt XVI-XVIII, bibliograf, filolog, shkrimtar, dijetar dhe teolog arbëresh i urdhrit brazilian, zbardh më tej të vërtetën e krahinës së Himarës. Botimi i Nilo Borgia-s (Nili Borxha, shqip) i shoqëruar me një parathënie të studiuesit dhe albanologut arbëresh, Matteo Mandala, ka ngjallur debate kulturore dhe politike që nga dalja e tij në dritën e botimit.

Në parathënien e librit të Borgia-s që mban titullin “Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri-Shënime mbi misionet në Himarë: shek. XVI-XVIII”, botimet “Naimi”, Matteo Mandala shkruan se “Dokumentacioni i përpunuar nga misionarët dhe nga Nilo Borgia përbën një burim të rëndësishëm që i lejon historianët dhe studiuesit të rindërtojnë, edhe pse me rezervat që rrjedhin natyrshëm nga dëshmi të tilla, dinamikën e disa zhvillimeve në trevat jugore të Shqipërisë, ku më shumë se gjetkë është ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare. Nëse Himara e shek. XVIII gëzon privilegjin të jetë përshkruar gjatë periudhës historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarëve bazilianë që punuan aty, por edhe historianit Nilo Borgia, i cili, disa shekuj më vonë, e ringjalli veprën e tyre të jashtëzakonshme”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)