Kisha e “Shën Thanasit” në Dhërmi u shemb nga fadroma e INUV më 26 gusht, pas një jave debat midis Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe insitucioneve shtetërore. Në këtë debat janë përfshirë edhe historianë e politikanë. Debati mori trajta fetare e plotike, madje edhe ndërkombëtare, pas përfshirjes së shtetit grek në të. Kisha e “Shën Thanasit” ka qenë prej shekujsh në atë vend, por gjatë regjimit komunist ajo u shemb. Në 1992 banorët e zonës e rindërtuan, jo në formën e mëparshme, por thjesht në ndërtesë modeste, e cila krynte funksionet e kishës.