TIRANE- Sopranoja e dhjetra roleve në operën shqiptare, Nina Mula është ndarë sot nga jeta, në moshën 80-vjeçare. Vajza bukuroshe nga Izhevski i Rusise, e talentuar dhe e apasionuar pas muzikës, nuk e mendonte kurrë se do të behej e njohur në një vend të vogël e të largët si Shqipëria. Nina Mula ka lindur në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. E rritur në një familje punëtore por të varfër , Nina, të cilën prindërt e lanë jetime në moshë të re, i kushtoi të gjithë rininë familjes, deri në ditën kur mësuesja e saj insistoi të takohej me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova.
Ishte insistimi kësaj të fundit që e beri Ninën 18 vjeçare të korte suksesin e parë në jetë, duke fituar konservatorin e Moskës. Pikërisht në këtë konservator ajo do të njihej me një student shqiptar, Avni Mula, dashuria për të cilin do të bënte ta ndiqte pas drejt një vendi të vogël, që nga harta iu duk porsi një pikë në oqean.
Talenti i saj u dallua qartazi mes të tjerëve dhe sopranoja Nina Mula, do të emërohej soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.
Vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur në TKOB, Ninës iu besua roli i Jolantës në veprën me të njëjtin titull të Çajkovskit. Një shfaqje kjo që e afirmoi duke marrë më pas shumë kryerole deri në mesin e viteve ’70. Në vitin ’58, me partner bashkëshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinës në operën “Berberi i Seviljes” me pas interpretoi në “Pranverën” e Tish Daisë.
Role e saj që nuk do të harohen në opera janë “Evgeni Onjegini” , “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros” e më pas, i trokiti fati të luante pikërisht ajo Mikaelën në operën “Karmen”. Pak vite më vonë pati rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës “Skënderbeu”.
Një muaj më parë, me rasti e 80-vjetorit të saj, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit organizoi një ceremoni festive të mbushur me kujtime dhe interpretime të disa prej roleve të saj. Një surprizë e bukur për të ishte dhe lidhja përmes videokonferencës me vajzën e saj nga Parisi, sopranon e njohur Inva Mula.
Ajo u largua nga skena në moshën 45-vjeçare, ndërkohë që ishte shprehur do të kishte dashur të qëndronte më gjatë për të realizuar të tjera role. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.4%
-
Jo
9.8%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13480
Lajme të tjera
-
Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme largohen sallën ku mbante fjalim Zelensky
31 Mars, 09:18
-
Kiev: Sulmi rus në Zaporizhzhia, shkatërrohet infrastruktura
31 Mars, 09:14
-
Tropojë, mbante kallashnikov pa leje në banesë, në pranga një 73-vjeçar
31 Mars, 09:07
-
Tepelenë/ Plagosi bashkëshorten dhe më pas veten, arrestohet në spital 42-vjeçari
31 Mars, 08:48
-
VIDEO/ Shembet muri mbrojtës krah rrugës kryesore te Uji i Ftohtë, bllokohet rruga nga gurët! Kalohet vetëm në një korsi
31 Mars, 08:40
-
Rama publikon pamjet nga kantieri i transformimit urban në lumin Gjanicë: Deri dje ishte një vatër ndotje, sot është një arterie e gjelbër
31 Mars, 08:28
-
‘Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se, kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të spiunonte dy shokët e tij të ngushtë…’/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik
31 Mars, 08:23
-
Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj
31 Mars, 08:08
-
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres
31 Mars, 08:01
-
Ukraina përkujton masakrën e Buçës
31 Mars, 07:56
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?
31 Mars, 07:51