Nipi ekzekuton xhaxhain
për 3 mijë euro borxh

Nipi ekzekuton xhaxhain<br />për 3 mijë euro borxh
TIRANE- Një borxh prej 3 mijë eurosh ka qenë shkaku i vrasjes së emigrantit të sapo kthyer nga Greqia, i cili u gjet i masakruar në një kasolle të vjetër në Shkozet. Autori është nipi i viktimës, Aurel Hysa, i cili ka masakruar shtatë herë më thikë xhaxhain Fatbardh Hysën.

Më 22 dhjetor 34 vjeçari u gjet i vdekur në një kasolle të vjetër në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit. Për dy ditë emigranti nuk kishte vajtur në shtëpi dhe as nuk i ishte përgjigjur telefonatave, dhe familjarët e viktimës kishin bërë denoncimin në polici.

Hetimet e kryera u mbështetën tek konfliktet e fundit të viktimës, dhe në sajë të zbardhjes së tabulateve u gjet numri i telefonit të autorit. Pasi siguruan të gjitha provat materiale policia zbuloi dhe arrestoi ditën e djeshme autorin e vrasjes së emigrantit në Shkozet të Durrësit. Dyshohet se nipi i Fatbardhit, Aurel Hysa ka qëlluar për vdekje me thikë xhaxhain e tij dhe më pas është larguar nga vendgjarja. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan 7 plagë me thika në trupin e emigrantit.

Pasi mblodhën të dhëna dhe dëshmi të vlefshme, ka qenë analiza e ADN që hetuesit të përforconin faktin se autor i krimit ishte Aurel Hysa, nipi i të vrarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA