Nipi i Berishës, përjashtohet
nga policia por bëhet diplomat

Nipi i Berishës, përjashtohet <br />nga policia por bëhet diplomat
Nipi i kryeministrit Berisha, Dritan Berisha është rikthyer në strukturën e Ministrisë së Brendshme, pak vite pas përjashtimit zyrtar nga ana e Ministrisë së Brendshme me motivacionin për thyerje të rëndë të disiplinës.

Sipas faqes online të ambasadës së Shqipërisë në Romë, që mund të shihet në adresën www.ambalbania.it, Dritan Berisha, djali i vëllait të kryeministrit Sali Berisha është në fund të listës së stafit diplomatik, me detyrën Oficer i Kontaktit në Kancelarinë Konsullore në rrugën “Asmara, 3”, pranë ambasadës shqiptare në kryqytetin italian.

Rikthimi i nipit të kryeministrit Berisha është i dyfishtë: ai rikthehet në përbërje të Ministrisë së Brendshme e cila e kishte përjashtuar nga radhët e saj në qershor 2006 dhe kësaj radhe si përfaqësues i saj, shërben në zyrën konsullore të ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin Italian, Romë. Sipas burimeve nga ministria e Punëve të Jashtme, Dritan Berisha shërben bashkë me bashkëshorten, e cila punon në zyrën konsullore.

Dritan Berisha ishte përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit në fund të qershorit 2006, pas një ngjarjeje të rëndë ku, bashkë me vëllanë, ishin konfliktuar me një shtetas nga Vlora. Sipas policisë Dritan Berisha me të vëllanë Agronin ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre, ishin përplasur në mjediset e hotel “Dajtit” me studentin nga Vlora, Nelson Ruçi, I cili udhëtonte me makinën e tij. Sipas hetimeve të policisë, studenti kishte ofenduar nipat e Kryeministrit, ndërsa ata i ishin përgjigjur me dy plumba pistolete të qëlluar në ajër. Sipas dinamikës së ngjarjeve, automjeti i markës “Mercedez- Benz”, me targa TR 8133, të cilin e përdorte Sali Berisha kur ishte në opozitë ishte fërkuar me makinën
“Mercedez- Benz”, me targa TR 4016 K, të drejtuar nga studenti Nelson Ruçi. Pas fërkimit të makinave, vëllezërit Berisha i ishin prezantuar 21- vjeçarit vlonjat si oficerë policie, por më pas sherri kishte degjeneruar në grushta.

Pas tentativës së Ruçit për tu larguar me makinë nga vendi i aksidentit, Dritan Berisha kishte qëlluar me armën e shërbimit tip "Bereta". Një televizion tregoi pamjet e makinës së studentit, ku dukeshin dy vrima plumbash, të qëlluar nga policët. Vëllezërit Dritan dhe Agron Berisha pas hetimit në gjendje të lirë, u ndëshkuan me masën më drastike që parashikon Ligji për Policinë e Shtetit, duke u përjashtuar nga radhët e uniformave blu.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme vëllezërit Berisha u përjashtuan nga radhët e uniformave blu, vetëm dy ditë pas incidentit, pasi cenuan dinjitetin e policisë. "Agron Berisha, agjent i skuadrës operacionale në Drejtorinë e Kontrollit të Shërbimit të Brendshëm dhe Dritan Berisha, kryeinspektor në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpol-Tiranës u përjashtuan nga Policia e Shtetit për thyerje të rëndë të disiplinës, duke kryer veprime që cënojnë dinjitetin e punonjësit të policisë",- shprehej në komunikatë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, që asokohe drejtohej nga Sokol Olldashi.


Diplomatët" e qeverisë vende pune dhe rroga të paligjshme

Përveçse janë emërime nepotike, ato kanë edhe një kosto të rëndë financiare për buxhetin e shtetit shqiptar. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Jashtme emërimet nepotike, me familjarë të qeveritarëve, janë një normë, duke zënë vendin e specialistëve të fushës. Në një relacion të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Gazmend Turdiu, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, thuhej se në vend të ekspertëve teknikë apo financierëve, ishin punësuar gratë e diplomatëve. "Sqarojmë se në pozicionet sekretar teknik financier dhe punonjës pastrimi nuk janë përfshirë në listat bashkëlidhur pasi në këto detyra janë kryer nga bashkëshortet e diplomatëve që kanë punuar në përfaqësi në zbatim të pikës 85 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm miratuar me VKM nr.839 datë 17.12.2004 e ndryshuar"- thuhej në një shkresë të firmosur nga z.Turdiu kohë më parë. Por punësimi i familjarëve ka edhe kosto financiare për shtetin, duke shkelur ligjin për diplomacine dhe fryrë pagat për familjarët e qeveritarëve, të emëruar në poste të larta në ambasada.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë