Nipi i gjyqtarit Gani Dizdari
sekser në Gjykatën e Lartë

Nipi i gjyqtarit Gani Dizdari<br />sekser në Gjykatën e Lartë
TIRANE- Operacioni i bërë nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Fierit, ka mbërthyer me prova tre persona, mes tyre dhe nipin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari. (ne foto) Agron Lumeshi, 38 vjeç nga Tropoja, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë Enard Lushakaj, ose i njohur si “Nardi” dhe Renato Mellaraj nga Fieri kanë hyrë në negociata njëri me tjetrin në mënyrë që të arrinin të merrnin një dënim në Gjykatën e Lartë në favor të të dënuarit me 20 vjet burg Vilson Mellaraj për vrasjen e shtetasit Dorjan Sula në Athinë të Greqi. Mësohet se shuma financiare që do dorëzohej në Gjykatën e Lartë kap shifrën prej rreth 100 milionë lekë, para këto që ishin mbledhur nga të afërmit e familjarëve të të dënuarit Mellaraj me shpresën uljen e vendimit të dënimit në Gjykatën e Lartë. Gazeta "Shqiptarja.com", i disponon të plota transkiptet e përgjimeve të cilat tregojnë gjithë pazaret e kryera mes tre të pandehurve.

PAISJA PËRGJUESE
Të gjitha veprimet e të pandehurve kanë qënë nën lupën e prokurorëve të antikorrupsionit në Fier, të cilët pasi kanë vendosur një paisje përgjuese në makinën e Renato Mellaraj kanë arritur të administrojnë prova, që i implikonin tre të pandehurit në akuzën e "Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike. Hetimet rreth kësaj çështje, janë ndërprerë kur pas një kontrolli rutinë të makinës së të pandehurit Agron Lumeshi, ky i fundit duket se e ka "nuhatur" që pazaret e tij dhe familjarëve të Mellarajt, janë në përgjim nga prokuroria ose policia. Menjëherë pas kësaj, i pandehuri Lumeshi ka ndërprerë kontaktet me dy të pandehurit e tjerë Enard Lushkaj dhe Renato Mellaraj, duke i vënë në dijeni këta se nuk mund të ndërhynte në Gjykatën e Lartë, pasi dyshonte se në dijeni të këtij fakti ishte dhe prokuroria.

Në deklarimet e tij i pandehuri Lumeshi shpjegon se: "Enard Lushakaj qysh prej viteve 2001-2003, i kishte një sasi parash borxh që kapinin shumën 15 mijë euro. Në momentin kur i pandehuri Lushakaj i ka kërkuar ndihmë, ka vazhduar të bëjë përpjekje që të marrë paratë e tij, duke premtuar se do i ndihmonte me dajën por që në fakt, nuk i kishte thënë asgjë dajës së tij lidhur me ngjarjen". Pretendimet e të pandehurit Lumeshi vijnë në kundërshti me veprimet e veta gjatë periudhës që ishte nën përgjim telefonik. Rasti është zbuluar nga një ngjarje e ndodhur në 10 shkurt 2011, kur pas një grindje me armë kanë mbetur të plagosur Mariglen Mellaraj dhe Pëllumb Gashi. Gjatë përgjimeve telefonike për identifikimin e autorëve, ka rezultuar se përveç komunikimeve që lidheshin me ngjarjen, janë kryer edhe biseda ndërmjet shtetasit Vilson Mellaraj i dënuar me 20 vite burgim për vrasje dhe personave të tjerë në funksion të lirimit nga burgu të tij. Gazeta "Shqiptarja.com", i disponon të plota transkiptet e përgjimeve të cilat tregojnë gjithë pazaret e kryera mes tre të pandehurve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan