Pas akuzave të Partisë Demokratike që Klement Balili, i ashtuquajturi ‘’Eskobari i Ballkanit” po pushon me zëvendës drejtorin e Policisë së Shtetit në Sarandë, në një lidhje telefonike për Report Tv ka reaguar nip i tij Rigels Balili, kryetar i Bashkisë Delvinë.
Ai është shprehur se fotografia që ata kanë publikuar është bërë para 4 vitesh pasi ai nuk ndodhet në Sarandë. Partia Demokratike ka shpifur me deklaratat e saj, sipas tij.
Rigels Balili ka shtuar se Greqia nuk ka sjellë asnjë provë që implikon Klementin. Kryebashkiaku i Delvinës ka thënë se tashmë çështja është në dorë të drejtësisë.
“PD nuk ka punë tjetër vetëm shpif, në foto është me të vërtetë Klement Balili, por është e para 4 viteve. Por prej 4 vitesh Klement nuk ka mjet lundrues, pasi ai që është në foto është shitur.
Të them me përgjegjësi të plotë se Klement Balili nuk ndodhet në Sarandë. PD e bëri edhe aksioner të ‘Santa Quaranta’-s, por ai jo vetëm aksioner, por edhe klient dhe vizitues i saj nuk është.
PD e deklaroi se ishte në Kubë, por sa shpejt qenka kthyer në Sarandë?!
Ai është i dyshuar nga Greqia, por unë dhe ai vetë pretendojmë se është më i pastër se ata që shpifin dhe për këtë nuk ka asnjë provë nga shteti grek për implikim në akuzat e bëra”deklaroi ai.
Klement Balili është shpallur në kërkim nga Greqia për trafik të lëndëve narkotike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO