GJAKOVE - Me vendim dhe kërkesë të kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot ka nisur mbyllja e pikave të basteve të cilat nuk i plotësojnë kriteret dhe lejet përkatëse për të ushtruar këtë veprimtari.
Ky aksion ka nisur pas konstatimeve nga ana e kryetares Mimoza Kusari-Lila dhe të inspektorëve të Komunës, se në mënyrë të jashtëligjshme janë dhënë leje për veprimtarinë e kazinove dhe pikave të basteve sportive, dhe pasi i është dërguar kërkesë për veprim Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së ATK-së për mbylljen e tyre, ku dhe është gjetur miratimi, është ndërmarr veprimi.
Sipas raporteve të përpiluara nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit, prej disa dhjetëra lokaleve të tilla, si kazino dhe pikav bastesh, vetëm dy prej tyre janë duke punuar konform procedurave ligjore, ndërsa të tjerat jo. Aksioni është në vazhdim./Kosovapress/
Redaksia Online
/Shqiptarja.com