Nis aplikimi i tarifave të Trump ndaj Europës, përfshirë djathin Parmigiano dhe verërat franceze

Ka nisur aplikimi i tarifave të Trump ndaj Euroës .Taksat e rënda që variojnë nga 10-25% për një gamë produktesh europiane zënë një total prej 7.5 miliardë importesh, të cilat Uashingtoni i vendosi pas vendimit të OBT-së në lidhje me çështjen Boeing-Airbus.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, Europa është përgjegjëse për subvensionet e paligjshme për gjigantin e hapësirës ajrore Airbus, duke cenuar rivalin e saj amerikan Boeing. Për të kundërshtuar këtë ndërhyrje publike në çështjet private, SHBA u ankuan praë OBT. Por historia rrezikon të përsëritet, kur do të vijë dita e gjykimit për një ndihmë të ngjashme për Boeing, për të cilën Europa akuzon SHBA.

Tarfiat e shtuara me 25% kanë nisur të aplikohen për djathrat italian Parmigiano  dhe Pecorino,  verërat franceze, ullinjtë grekë dhe uiskin skocez. Pikërisht për Parmigiano-n, pritet që çmimi në tregun amerikan të shkojë në 45 dollarë.

Italia shpreson që Trump të rishikojë rritjen e tarifave doganore pasi ajo nuk ka qënë direkt e përfshirë në ndihmat shtetërore për konsorciumin Airbus.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike