Nis beteja e dytë kundër kuponëve
tatimorë, shënjestër zonat turistike

Nis beteja e dytë kundër kuponëve<br />tatimorë, shënjestër zonat turistike
Fushata që synon ndërgjegjësimin e biznesit për të lëshuar kuponat dhe faturat tatimore dhe nxitjen e publikut për t’i kërkuar ato fatura, nisi 9 muaj pas një aksioni që u zhvillua në terren. Tani gati një vit më pas, ministri i Financave ka lajmëruar nuk do të ketë më fushata represive ndaj biznesit por vetëm bashkëpunim. Ministria tha se rritja e të ardhurave në gjashtëmujorin e parë të 2016 është në 5.3 për qind më shumë se e vitin e kaluar.

“Gjatë kësaj kohe, administrata është fokusuar në të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet. Tatimet kanë konsoliduar të ardhurat, me zgjerim 8.2 për qind, duke udhëhequr këtë rritje” tha Ministri. Por nuk tha asgjë lidhur me realizimin e shifrave të planifikuara.

Ai pohoi edhe se qasja e fazës së dytë të luftës antinfomalitet nëpërmjet platformës elektronike për të gjitha llojet e problematikave ka qenë shumë më produktive. Faza e parë nga faza e dytë ndryshon thelbësisht, sidomos në komunikimin me tatimpaguesin, tha Ahmetaj, i cili premtoi se ky komunikim do të përmirësohet edhe më tej nëpërmjet ligjit të ri të procedurave tatimore, i cili javën që vjen do të miratohet në qeveri dhe brenda shtatorit miratohet në Kuvend. Në bazë të ligjit organik të buxhetit edhe projektbuxheti i 2017-ës do të miratohet në Kuvend në fund të tetorit.
Indikacionet për rritjen ekonomike janë pozitive, referoi ministri.

Ai pohoi se në edukim të tatimpaguesit kanë funksionuar shumë mirë instrumentet jorepresivë. “Në fushatën edukuese qoftë për kuponin apo në tërësi në themel do të jetë procesi i edukimit dhe kjo ka nisur në një spot të ri” shpjegoi kreu i Financave. Sipas tij, rritja e të ardhurave në krahasim me gjashtëmujorin e parë tregon qasjen e re të luftës ndaj infomalitetit. 

Prej të gjitha masave, gjobat do të jenë mjeti i fundit, premtoi ai. Dhe kjo do të funksionojë më shumë ditë pas ditë.Ahmetaj pohoi se ende shumë biznese nuk presin kuponë në bazë të xhiros reale, ndërkohë që ekziston gjithashtu një numër mjaft i madh kasash fiskale jofunksionale.

Nuk është objektivi ynë të vendosim gjoba, por të ndihmojmë tatimpaguesit të zbatojnë detyrimin ligjor. Gjoba është e fundit. Kam dëgjuar dhe e di situatën në terren, ku tatimpaguesit refuzojnë të japin kuponë, japin kuponë me shifrën e përgjysmuar, apo më të ulët se shitja reale. Janë fenomene që janë në luftë të vazhdueshme”, tha ai.
 
Ministri i Financave nuk kurseu as kritikat ndaj tatimorëve për përqasjen ndaj biznesit, duke cilësuar arrogancën dhe mungesën e profesionalizmit si armiqtë kryesorë.

Armiku ynë, i buxhetit, i Tatimeve e Ministrisë së Financave, është mungesa e profesionalizmit dhe modestisë nga ana jonë. Kemi përmirësuar sjelljen ndaj tatimpaguesit dhe shifrat na vijnë në rritje”, shtoi Ahmetaj.

Duke analizuar treguesit buxhetorë, ai tha se rritja e të ardhurave në 6-mujorin 2016 ndaj 6-mujorit 2015 është me 10.6 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje në masën 5.8%.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës