Armenise i kanë mjaftuar vetëm tre minuta për të gjetur golin përballë Shqipërisë në "Elbasan Arenas", ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit "Francë 2016.
Meritë për golin ka Mkhtarjyan, i cili "trullosi" mbrojtësat kuqezi dhe Mavrja në tentativ për të larguar topin çoi topin në rrjetë.
Kjo ndeshje, e fundit për fazën e parë të grupit I, është thelbësore për udhëtimin kuqezinjëve për kualifikimin e në Europianin e 2016-ës. Tekniku Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana kanë thënë njëherëazi se e rëndësishmja është fitorja. Veçori e kësaj sfide ka qenë fakti se 12 500 tifozët të pranishëm, në stadium kanë gjetur një suprizë të këndshme, kur në ulëset e tyre kanë gjetur një qeleshe, simbol i kombit tonë. Burime nga Federata Shqiptare e Futbolli kane bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat e disponueshme, ndërsa mësohet se në stadium janë dhe 150 tifozë "miq". Dita e sotme në "Elbasan Arena" ka qenë mjaft e nxehtë, pasi ka pasë tifoz nga të gjitha trojet shqiptare në ballkan.
Shqipëri-Armeni 0-1
Minuta e 3?, Mavrja autogol
Formacionet:Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De BiaziArmenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard ShalandGjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA). /atsh/
/Shqiptarja.com