Nis Bienalja muzikore në Durrës,
hapet me veprat e Dinastisë Bach

Nis Bienalja muzikore në Durrës,<br />hapet me veprat e Dinastisë Bach
Ka nisur edicioni i 8-të i Bienales muzikore të Durrësit. Me një homazh muzikor kushtuar Vaso Papës, ish mësues i shkollës së muzikës Jan Kukuzeli, u çel nata e parë e Bienales “Netët e muzikës klasike” në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e kaluar.

Nata e parë e Bienales është hapur me orkestrën rinore të Durrësit, e cila ka performuar në hollin e teatrit Aleksandër Mosiu, pjesë të zgjedhura nga Dinastia Bah.

Për më shumë se një orë, orkestra rinore me drejtues, Florian Vlashin, solist dhe Irina Nanushi, violinëm, kanë performuar  pjesët:

Koncert për 2 violina, re minor Vivace, Largo ma non tanto, Allegro të Johan Sebastian Bah, Lamento të Johan Kristof Bah si dhe simfoninë nr 3 dhe 5, allegreta, largheto dhe presto të Karl Filip Emanuel Bah.

Drejtuesi artistik Florian Vlashi ka sqaruar strukturën e festivalit dhe atë se çfarë do të kenë mundësi të ndjekin dashamirësit e muzikës klasike.

Pasi kanë interpretuar pjesë të ndryshme në mjediset e amfiteatrit antik  të qytetit violinisti i mirënjohur që zhvillon karrierën artistike midis Spanjës dhe Shqipërisë, është shprehur se festivali do të ketë shtatë netë të dedikuara një tematike dhe një periudhe muzikore:

Nata e Muzikës Baroke, Klasike, Romantike, Moderne, Shqiptare, Konkursi “Yjet e Rinj” dhe Carte Blanche.

Mbrëmjen e sotme do të jetë nata e dytë e bienales, e cila i dedikohet yjeve të rinj të muzikës.

Ata janë pjesë e shkollës së muzikës Jan Kukzeli dhe do të zhvillojnë konkursin e talenteve të rinj ne mjediset e shkollës ku studiojnë.

Bienalja “Netët e Muzikës Klasike” lindi në vitin 2003 në Durrës në një formë krejt të natyrshme, në momentin dhe vendin e duhur. 

Në këtë festival janë luajtur vepra madhore të historisë së muzikës, disa prej të cilave vinin për herë të parë në Shqipëri si “Arti i Fugës” i Bahut apo “Historia e ushtarit” e Stravinskit.

Për çdo edicion ka një vepër premierë, ndërsa fituesi i konkursit të të rinjve ftohet nga familja e instrumentistëve Vlashi dhe Grupi Instrumental “Siglo XX” për koncerte në Spanjë.

Artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin koncertet përgjatë 8 ditëve në hollin e qendrës kulturore Aleksandër Moisiu, katedralen Shën Lucia, mjediset e amfiteatrit, muzeut arkeologjik, galerisë Jozef etj.

[gallery]23342[/gallery]

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë