Dëbora ka nisur të zbardhë veriun e vendit mbrëmjen e sotme.  Ndërkohë në Kukës, bashkia ka mbledhur shtabin e emergjencave. 

Reshjet e botës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.Drejtuesit janë të detyruar të përdorin paisjet dimerore.

Vështirësi janë krijuar në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Malore e Kalimashit ku trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm.

Ndërsa bashkia e qytetit u bën apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë, për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.

Në rrugët e qytetit punonjësit po hedhin kripë për të shmangur aksidentet.



[gallery]20386[/gallery]
Edhe në Pukë kanë nisur sonte reshjet e dëborës, ndërsa autoritetet lokale janë në gatishmëri.

Edhe më herët ishte paralajmëruar se java e parë e 2017 do të niste e ftohtë dhe me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje drastike në ditët që vijojnë.