Nis faza e dytë e aplikimeve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Zgjidhje e sigurt punësimi

Nis faza e dytë e aplikimeve në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Zgjidhje e sigurt punësimi

Të gjithë të rinjtë që nuk patën mundësi të aplikojnë për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura mund ta bëjnë këtë në fazën e dytë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se nëse një i ri është në dilemë për të zgjedhur studimet dhe punësimin, është pikësiht kjo Akademi që u jep zgjidhje.

 "Dilemat më të mëdha të të rinjve sot janë studimet dhe punësimi. Zgjidhni Akademinë e Forcave të Armatosura dhe i keni zgjidhur të dyja. Nëse nuk e shfrytëzuar në fazën e parë, keni mundësi ta bëni tani. Akademia e Forcave të Armatosura ofron ndihmë të jashtëzakonshme gjatë studimeve dhe karrierë të sigurt pas përfundimit të tyre", shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.

Akademia e Forcave të Armatosura ofron një pagesë mujore për çdo student për të gjithë periudhën e studimit si dhe akomodim dhe ushqim falas për tre vitet e studimit. Në fazën e parë aplikuan 675 maturantë për të ndjekur studimet Bachelor, nga të cilët u përzgjodhën 60 studentët e parë të shkollës ushtarake.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 04/09/2020 13:19

    C'a thua moj aman! Me siguri kusht kryesor eshte sa mire e perdor fshesen se per tjeter gje nuk eshte kjo "ushtri" qe e keni degraduar dhe asgjesuar.Nuk mendon asnje per ta modernizuar por pa pike TURPI "lajm" perben diplomimi i kadeteve.Si nuk shporreni o BASTARDE qe e shnderruat Shqiperine ne halene e botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë