Festivali i Filmit në Venecia ka hapur siparin e tij më 29 gusht. Ky ëshët viti i 69 që zhvillohet ky festival dhe pritet të shfaqen në të 51 filma nga e gjithë bota.

Kryetari i jurisë për gjykimet e materialeve kinematografike është Michael Mann. Shumë nga yjet më në zë të kinematografisë kanë shkelur tashmë tapetin e kuq në Venecia.

Festivali do të përfundojë më 8 shtator ku do të ndahen çmime për pjesëmarrësit në këtë event.

(xh.k/shqiptarja.com)