Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë eventit të mbrëmshëm ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, kreu i qeverisë e cilësoi këtë veprim si të papërshtatshëm dhe theksoi se ai nuk duhet të kalojë në heshtje.

Rama theksoi se incidente të tilla nuk duhet të rikthejnë tensionet e së kaluarës në rajon.

“Më lejoni të them diçka para se ti përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi. U interpretua nën titullin e bukur melodik të unitetit.

Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por ka të bëjë me nevojën që të mos lihet të kalojë në heshtje asgjë që na bën të kthehemi në të shkuarën.Sa më shpejt Serbia të njohë republilkën  Kosovës, që më mirë do jetë për Serbinë dhe të gjithë të tjerët.Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Europës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për betejat mesjetare. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim”, tha mes të tjerash Rama.

Kur u pyet për protestat e zhvilluara në Tiranë, Rama tha se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.

Më tej kryeministri Rama i cilësoi protestat si ‘revolucion i pritshmërive më të larta’, në një kohë kur sipas tij, ekonomia e vendit po zhvillohet me ritme të shpejta.

“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit, ka qenë publike gjerësisht. Revolucioni flamingo tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, sepse pas ishte hija e Donald Trump. Sepse s’jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Trump, do të donte t’ja dinte kush për Flamingot në Shqipëri. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Ajo që Tokvill e quajti ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’”, tha mes të tjerash Rama.

Gjatë diskutimeve për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit, Rama i cili ka kërkuar gjithmonë një qasje tjetër të unionit, nuk nguron të t’i kujtojë Brukselit rreziqet ndaj të cilave ekspozohen vendet kandidate.

“Largqoftë vajza mund të binte në dashuri me një gangster rus e kur je i ri duket shumë më tërheqës sesa Bashkimi Europian apo një tjetër vajzë mund të luante me lodra kineze deri në atë pikë, sa nuk do donte të kthej në shtëpi. Nuk është ide e mirë pra që ne të mbahemi jashtë.”

Për Ramën, procesi i anëtarësimit duhet të jetë gradual, duke i mbajtur pranë këto vende me nisma si ‘plani i rritjes’ përmes një procesi të bazuar në meritë, por duke kundërshtuar planin për ‘anëtar të asociuar për Ukrainën’.

Gjatë punimeve të Forumit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës së tij në Bruksel.

Në fokus të diskutimeve ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, u shpreh Roberta Metsola.

Ora 16:36
Vizita në Bruksel, kryeministri Rama takohet me presidentin e KiE, Antonio Costa

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Më pas, ata janë mbledhur në një tryezë bisedimesh ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni.

Ora 15:03
‘Integrim gradual në BE, por i bazuar në meritë’- Rama nga Brukseli: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, larg qoftë mund të dashurohet me ndonjë gangster rus, ose të luajë me lodra kineze (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë fjalës së tij në Bruksel, se integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë gradual, por sipas tij i bazuar në meritë.

Sipas Ramës, të integrohesh në BE pa meritë, si plani për ‘anëtar të asociuar për Ukrainën’, është s’i të ‘marrësh patentën pa ditur makinën’.

Por kryeministri Rama tha se vendet aspirante për integrimin në BE duhen mbajtur afër, si me planin e rritjes, pasi sipas tij, ‘nëse e lë fëmijën jashtë shtëpisë, vajza mund të dashurohet me një gangster rus, ose të luajë me lodra kineze.

“Kam luftuar për këtë gjë prej një kohe të gjatë për integrim gradual. Mendoj se plani i ri i rritjes në vetvete është një instrument që e pasqyron këtë qasje nga ana e Komisionit dhe BE-së. Sepse hendeku ende vijon të jetë i madh dhe nevoja për të pasur më shumë sa u takon kapaciteteve për ta mbyllur këtë hendek është e jashtëzakonshme. Përpjekjet për të bërë gjëra si ato që ju përmendët si ‘anëtar i asociuar për Ukrainën’ nuk shkojnë askund. E para, sepse është një gënjeshtër. Së dyti, sepse nuk ka të bëjë me ndryshimin thelbësisht thelbësisht të instrumentit të BE-së, të bazuar në meritë. Nuk është në interes të vendeve tona ta pranojmë këtë. Procesi i bazuar në meritë është një dhuratë për ne. Një proces që na bën ne të bëjmë gjëra që në të kundërt nuk do të ishim në gjendje t’i bënim. BE është burimi më i jashtëzakonshëm i vijës sesi ndërtohen institucionet. Po ashtu është vendi i duhur i torturës, por është për ne.

Të kërkosh të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë, është si të marrësh patentën, pa ditur makinën. Rrezikon veten dhe të tjerët. Besoj se ka ardhur koha për Komisionin Europian, për Këshillin, për shtetet anëtare, që t’i sjellë të shtatë, sepse 7 janë edhe fëmijët e Ursulës, t’i sjellë të shtatë rreth tryezës. Nëse Ursula do i thoshte fëmijëve ‘duhet të rriteni aty jashtë në lagje, para se t’ju pranojmë në shtëpi, atëherë do të rrezikohej që fëmijët të mos vinin më në shtëpi. Larg qoftë, vajza mund të binte në dashuri me një gangster rus. Një tjetër vajzë mund të luante me lojëra kineze, deri në atë pikë që të mos kthehej më në shtëpi. Ne shqiptarët jemi pak të veçantë, jemi të dashuruar me BE-në dhe mund të qëndrojmë aty jashtë”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 14:38
‘Mali i Zi, objekt i xhelozisë sonë’- Rama për protestat nga Brukseli: Revolucioni ‘flamingo’ tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, pasi pas tij ishte ‘hija’ e Trump (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi për Zgjerimin, për protestat e zhvilluara gjatë këtyre muajve në Tiranë.

Rama tha se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.

Më tej kryeministri Rama i cilësoi protestat si ‘revolucion i pritshmërive më të larta’, në një kohë kur sipas tij, ekonomia e vendit po zhvillohet me ritme të shpejta. Në përfundim kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që ishte në të njëjtin forum me përfaqësues të Malit të Zi, shtet për të cilin tha se ‘është objekt i xhelozisë sonë’.

“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit, ka qenë publike gjerësisht. Revolucioni flamingo tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, sepse pas ishte hija e Donald Trump. Sepse s’jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Trump, do të donte t’ja dinte kush për Flamingot në Shqipëri. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Ajo që Tokvill e quajti ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë. Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, që ka qenë shumë dobiprurës në vetvete. Kjo është qasja ime e parë. Është nder të jemi me Malin e Zi, sepse ata janë më të vegjlit, por edhe objekt i xhelozisë sonë”, tha mes të tjerash Rama.