Nis gara ndërkombëtare për Parkun Fotovoltaik të Spitallës, i dyti pas Karavastasë/ Rama: Transformim historik! Balluku: Shpallim në mars fituesin (VIDEO)

Përmes një aktiviteti të zhvilluar nga Kryeministria, ka nisur gara ndërkombëtare për një tjetër Park Fotovoltaik, të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit.

Ky është parku i dytë pas atij të Karavastasë. Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se projekti do të rrisë kapacitetet e energjisë diellore, dhe ku së shpejti do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike, duke e cilësuar një kthim të qytetit bregdetar në pikë. Ky projekt shtoi Rama, është mozaiku që jetëson vizionin për Shqipërinë dhe Durrësin e 2030-ës.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deklaroi se fituesi i këtij projekti do të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Parku Fotovoltaik/ Rama: Do jetë një transformim historik që jetëson vizionin tonë për Shqipërinë e 2030! Së shpejti hapet gara për portin e ri të mallrave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Kryeministri, ku është prezantuar gara ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të energjisë diellore, me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ku së shpejti do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike.

Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se ky projekt do të jetë mozaiku që jetëson vizionin për Durrësin e 2030, ndërsa ka shpresuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

"Me ndihmën e Zotit shpresoj të jemi këtu për të nisur edhe për të folur sërish për portin e Vlorës. Dua tu them të gjithëve që puna nuk nis vetëm kur del në televizor, por kur hapen kantierët. Me ndihmën e Zotit shpresoj që gjithçka të na shkojë siç kemi planifikuar sepse herë-herë kemi pasur disa zhgënjime në anulime planesh për shkak të epidemisë. Në  një kohë kur e gjithë bota ka një shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me burimet e energjisë dhe domosdoshmërinë për diversifikimin e saj.

Kjo lidhet me zhvillimin e një zone që ka një gravitet strategjik për ekonominë. Ky është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për durrësin e 2030 dhe patjetër edhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030. Ne në këtë zonë e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi kur ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike. Me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagjia e re e rindërtimit.

Për ti hapur rugë portit të madh që do ti japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një katergori për turizmin siç është ai elitar. Bashkë me këto zhvillime është edhe zona e re ekonomike, është synuar herë pas here të shkojë përpara. Edhe ne kemi bërë në të shkuarën 2 ose 3 hapa për të shkuar përpara por skemi pasur mundësi për disa çështje që sështë momenti për ti shtjelluar.

Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese në të gjithë botën jo vetëm këtu. Në këtë mozaik, ne besojmë që është vërtet, themelore, vendosja e gurit të këtij parku fotovoltaik i cili  vjen pas suksesit jo të vogël të arritur me ankandin e karavastasë. Së shpejti hapet gara për portin e ri të mallrave. Parku do krijojë një hapësirë të re për të gjithë, dhe do të jetë një transformim historik nga plaga e tmerrshme", tha ai.

Ora 11:41
Përfaqësuesi i BERZH/ Colangeli për Parkun Fotovoltaik të Spitallës: Shpresoj të jetë sukses si ai i Karavastasë (VIDEO)

Matteo Colangeli, drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, shprehu vlerësimin e tij për projektin e ndërtimit të një Parku të ri Fotovoltaik në Shqipëri.

"Është një produkt i prekshëm. Shqipëria duhet të hedhë tjetërkund për investime të tjera të huaja. Për energjinë e rinovueshme ka shumë investitorë të interesuar në këtë drejtim. Shpresoj që edhe Parku i Spitallës do të sjellë një investitor shumë të mirë si në rastin e suksesit të Karavastasë. Projekte të tilla janë kartvizita më e mirë për Shqipërinë", tha Colangeli

Ora 11:28
Parku Fotovoltaik i Spitallës/ Balluku: E shpallim fituesin në mars 2021 (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në fjalën e saj nga Kryeministria se fituesi mendohet të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm.

"Kohët dhe afatet e dorëzimit janë të gjithë në prezantim. Ne shpallim fituesin më 2 mars 2021. Pastaj i japim frymë ecurisë për firmosjes e kontratave, për t'i dhënë një nisje gjatë verës së ardhshme ndërtimit të këtij parkut të dytë fotovoltaik. Dua të falënderoj konsulentët e BERZH për këtë mbështetje", tha Balluku.

Ora 10:52
Rama: Javën e ardhshme do të zbllokojmë procesin për Aeroportin e Vlorës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga kryeministria ka deklaruar se javën e ardhshme do të zbllokojnë procesin për Aeroportin e Vlorës, për të nxjerrë fituesin.

"Dëshiroj të shpresoj që shumë shpejt do të jemi këtu përsëri me ndihmën e zotit sepse mbase javën ne ardhshme do të zhbllokojmë dhe procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës për të cilin kemi bërë përpjekje, të cilin e konsideroj një tjetër gur të rëndësishëm, të cilin luftojmë ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10 vjeçar që kemi hyrë", tha Rama

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 19/11/2020 17:58

    Shume shpejt do dale te kundershtoje kete veper gjigande me nje deklarate ne shqup famulltari i dioqezes se shqupit , prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri.Ai do shpegoje se aty ne portoRomano do ngrihet nje veper gjigande nga Fazllic kur pd leshelija te vije ne pushtet ne 2036 kur te qethen delet. Ec perpara o gjigand, Edi Rama fjalen e dhene e ben realitet, ne 2021 merr mandatin e trete dhe do ta beje Durresin nje porte madheshtore per turizmin dhe ekonomine.

    Përgjigju
  • port: 19/11/2020 15:01

    fituesi jam vete, topi esht i imi penalltine e gjuaj vere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat