Nis gjyqi për ish krerët e UÇK-së, bashkatdhetarët protestojnë në dyert e Gjykatës së Hagës! Rama: Liria ka emër

Me thirrjet liria ka emër, marshojmë për drejtësi, shqiptarët kanë protestuar sërish në Hagë, aty ku po gjykohen 4 krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasiqi e Selimi. Teksa ish krerët e qeverisë së përkohshme të Kosovës, po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkatdhetarët janë aty, në dyert e Gjykatës Speciale në mbështetje të së drejtës të gjykimeve që i shohin si absurde. Protesta u paralajmërua ditën e djeshme, pasi e gjithë Kosova protestoi në Hagë. 

Të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës dhe nga Kosova, qindra qytetarë u mblodhën më 3 prill në një protestë në Hagë, për të shprehur mbështetje për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi në të njëjtën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi,  nga sot më (3 prill), do t’i dëgjojnë akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të fillojë më 11 prill 2023.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave

Nesër pritet të fillojë me deklaratat hyrëse të avokatëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Gjyqi i ish krerëve të UÇK-së, babai i Granit Xhakës mban fjalim para Gjykatës së Hagës: Po tentohet të dënohet historia

1680521312_640097c59dc75964fdde55b7405aea2a97c81.png

Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë duke kërkuar drejtësi.

Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.

Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb ka thënë se po tentohet të deformohet historia.

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai

Ora 11:40
‘Prishtinë dje-Hagë Sot’, Rama mbështet bashkatdhetarët që protestojnë në dyert e Gjykatës së Hagës për ish krerët e UÇK-së

1680514751_page.jpg

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur protestën historike të shqiptarëve në dyert e Gjykatës Speciale në Hagë. Rama ka ndarë një video me këngën himn të UÇK-së.

“LIRIA KA EMËR *Prishtinë Dje - Hagë Sot”- shkruan Rama.

Ora 09:21
FOTOT+VIDEO/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shqiptarët fillojnë të mblidhen për protestën në Hagë

Në ora 10:00 pritet të nis protesta kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Tashmë shqiptarët kanë filluar të mblidhen pranë godinës së Gjykatës Speciale. Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për protestën janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Ora 09:04
Me flamuj kuqezi, shqiptarët e diasporës në Hagë: Ish-krerëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi

Në Hagë është thirrur protestë, ndërsa sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Një grup shqiptarësh janë mbledhur në godinat e Gjykatës Speciale, në pritje të protestës.

Milaim Gashi, një shqiptar i Kosovës, ka udhëtuar nga Freiburgu i Gjermanisë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së.

Ai thotë se ndaj tyre po bëhet padrejtësi dhe se ata meritojnë mbështetje. Me flamurin shqiptar në dorë, e një pankartë në të cilën shkruhet ‘Liria ka emër’, Milaim Gashi qëndron para ndërtesës së Gjykatës Speciale, ndërsa do t’i bashkohet edhe protestës së thirrur ditën e sotme nga shqiptarët e diasporës.

“Ne jemi këtu me shpall pakënaqësi ndaj gjykatës se Hagës, është një padrejtësi e madhe që po u bëhet krerëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do të solidarizohemi deri në fund”, thotë ai për KosovaPress.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 03/04/2023 12:30

    PO GJYKOHET LIRIA E KOSOVES DHE SHQIPTAREVE,TE CILEN PAS 87 VJETESH ROBRIE MESJETARE E DHUNES BARBARE SERBE DHE 78 DITESH BOMBARDIMESH TE NATO-SE NE ALEANCE ME UCK ME 12-20 QERSH OR 1999 KOSOVA U CLIRUA DHE SHQIPTARET FITUAN LIRINE NJEREZORE E KOMBETARE. TASH, PAS NJE QEREK SHEKULLI LIRIE, PO GJYKOHEN CLIRIMTARET LIDERET E UCK,ME NE KRYE LIDERIN EPOKKAL HASHIM THACIN,ISH LIDERIN E STUNDETEVE,STUDENTIN PROREKTOR TE UP.VERIMTARIN E DALUAR TE LPK KRYESIA E SE CILES FORMOI UCK-N,LIDERI SHQIPTAR I RAMBUJES,DREJTUESI POLITIK E USHTAR I CK-SE,KRYEMINISTRI I QEVERISE SE PERKOHSHME,MINISTRIM, ZV. KRYEMINMIASTRI,KRYEMINISTRI DHE PRESIDENI I REPULLKES SE KOSOVES,PO GJYKHET ZERI I SHPALLJES SE OPAVARESISE SE KOSOVES.PO GJYKOHET LRA E KOSOVES,TE DREJTAT NJEREZORE E KOMBETARE TE SHQIPTARVE TE KOSOVES...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari