Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur greva kombëtare e të burgosurve pasi ata ndihen të lënë prapadore për kushtet higjenike në qelit e tyre.
Ata janë ngritur në grevë për të protestuar kundër kushteve të këqija të mbajtjes në qeli, të burgosurit do të zhvillojnë deri në 9 shtator greva paqësore, greva urie, ndërprerje të punës dhe bojkot të veprimtarisë së ditës në institucionet penitenciare.
Bëhet e ditur se protesta u thirr në përgjigje të kryengritjes në prill të këtij viti në një burg të sigurisë së lartë në Karolinën e Jugut, “Lee Correctional”, ku vdiqën shtatë të burgosur.
Komento