Nis hartimi i projektligjit për rininë, Kolgega: Do të marrin pjesë në vendimmarrje

Nis hartimi i projektligjit për rininë, Kolgega: Do të marrin pjesë në vendimmarrje

Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega

Në një intervistë për ERTV zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega ka folur mbi procesin e hartimit të projektligjit për rininë.

Sipas tij, kanë nisur konsultimet me të gjitha organizatat rinore, për të adresuar si asnjëherë më parë nevojat e rinisë shqiptare.

Shqipëria për herë të parë do të ketë një ligj të tillë. Ligji do të ketë disa pika si: Krijimi i database; Mbështetja financiare e projekteve rinore; Adresimi i qendrave rinore lokale dhe Ngritja e një Këshilli Rinor total.

Pushteti lokal do të jetë i detyruar që të ketë një strukturë në Bashki. Do të mbështeten talentet e reja nëpërmjet bursave në mënyrë që të zhvillojnë talentet e reja. Ne kemi parë si nevojë që të rinjtë të marrin pjesë në vendimmarrjen lokale. Por me këtë ligj do ta kemi të detyruar që çdo Bashki të ketë këshillat rinorë lokalë që të jenë të mbikëqyrur dhe aktivë në vendimmarrjen lokale.

Shpati Kolgega, zv.ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot