Menjëherë pas fuqizimit të populistëve të djathtë në zgjedhjet e fundit në Francë, prokuroria nis hetimet për fushatën elektorale të Rassemblement National në vitin 2022.
Zyra e prokurorit të Parisit njoftoi të martën se një hetim ishte hapur javën e kaluar për të shqyrtuar akuzat mbi financimin e fushatës së Le Pen, të cilat përfshijnë përvetësim, falsifikim, mashtrim dhe një pretendim të mëtejshëm se një kandidat në një fushatë elektorale pranoi një hua, sipas The Guardian.
Le Pen dhe partia e saj kanë mohuar më parë akuzat në lidhje me financimin e fushatës.
Hetimi paraprak u hap pasi një komision kombëtar i ngarkuar për shqyrtimin e financave të fushatës, CNCCFP, kishte njoftuar zyrën e prokurorit vitin e kaluar.
Në zgjedhjet e vitit 2022 ishte hera e dytë që Le Pen, e cila në atë kohë ishte kryetare e partisë kundër emigracionit, e ekstremit të djathtë Rally National (RN), u përball me Macron në balotazh dhe humbi ndaj tij.
Në dhjetor 2022, komisioni kishte kundërshtuar shpenzimet e lidhura me vendosjen dhe heqjen e materialeve të fushatës në 12 autobusë, duke i përshkruar ato si “të parregullta”. Le Pen kishte apeluar por më pas hoqi dorë nga çështja.
Politikanët francezë vazhdojnë të mendojnë se si të formojnë qeverinë pasi e djathta ekstreme e Le Pen u pengua nga votimi në raundin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të dielën mbrëma, por asnjë grupim nuk ka fituar një shumicë absolute.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Rilindja e Re', Macron shpalos planin për rinovimin e Muzeut të Luvrit: 'Mona Lisa' do ketë dhomë të veçantë! Hyrje e re madhështore deri në 2031! Synojmë 12 milionë vizitorë në vit
28 Janar, 16:11
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33