Nis hetimi për Flamurtari-Teuta
ndeshja dyshohet të jetë e trukua

Nis hetimi për Flamurtari-Teuta<br />ndeshja dyshohet të jetë e trukua
VLORE - Prokuroria Vlorë ka nisur hetimet ndaj ndeshjes së Superligës shqiptare, Flamurtari-Teuta, lidhur me dyshimin se rezultati i kësaj ndeshje mund të ketë qenë i paracaktuar.
 
Organi i akuzës së qytetit bregdetar ka nisur kështu procedimin penal ndaj ndeshjes në fjalë e luajtur këtë të shtunë, pasi dyshohet se rezultati isaj të ketë qenë i trukuar.
 
Flamurtari-Teuta u mbyll me rezultatin 2-1 për ekipin jugor, me një gol të shënuar në sekondat e fundit të lojës për vendasit. Por të pranishmit në stadium dhe opnioni publik, kundërshtoi lojën e luajtur nga të dy ekipet, lidhur me dyshimet se rezultati i saj mund të jetë paracaktuar në tavolinë.
 
Kjo nuk është hera e parë që ndaj kampionatit të futbollit shqiptar hidhen dyshime lidhur me rezultate të trukuara. Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit do të mblidhet ditën e martë për të shqyrtuar minutat e fundit të takimeve Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani, ku u panë parregullsi në fushë nga ana e futbollsitëve të Teutës dhe Laçit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore