Nis Java e Gjuhës Italiane, pas
Dantes vjen “Kuzhina në Opera”

Nis Java e Gjuhës Italiane, pas<br />Dantes vjen “Kuzhina në Opera”
Më 13 tetor nisin aktivitetet e Javës së Gjuhës Italiane në Botë. Përveç një serie aktivitetesh kushtuar festimeve për 750-vjetorin e lindjes së Dantes Alighierit, që do të zhvillohen nga Instituti Italian i Kulturës, Biblioteka Kombëtare dhe Bashkimi Kombëtar i të Verbërve të Shqipërisë do të ketë edhe aktivitete të tjera.
 
Të enjten më 15 tetor 2015, ora 18:00 Instituti Italian i Kulturës do të prezantojë në sallën “Nënë Tereza”, aktivitetin “Kuxhina në Opera”, muzikë dhe ushqim në Emilia-Romagna.
 
Aktiviteti do të shoqërohet nga një konferencë e ilustruar nga Margherita Spinazzola. Frymëzuar nga libri “Kuzhina në opera” e arkitektit, gastronomit të apasionuar Giancarlo Fre, i cili ndërroi jetë para se ta shikonte veprën e e tij të shtypur, konferenca do të ndjekë një rrugëtim mes dy traditash, veçanërisht të rëndësishme, për Emilia-Romagna-n, asaj muzikore dhe asaj gastronomike, ku thurren ngjarje biografike dhe profesionale të muzikantëve, kompozitorëve, interpretuesve, recetat e tyre të preferuara, pasioni i tyre për një tokë të pasur me shije dhe aroma.
 
Rrugëtimi do të ndahet mes shekullit te Shtatëqind dhe atij të Tetëmbëdhjetë, nëpërmjet figurave të Girolamo Frescobaldi dhe Arcangelo Corelli; Shekulli i Nëntëmbëdhjetë, epoka e artë e operës, do të shikojë si protagonistë Giuseppe Verdi-n, Giachino Rossini-n, Pietro Mascagni-n  dhe Arturo Toscanini-n; Shekulli i njëzetë, me dy artistëve të mëdhenj me famë ndërkombëtare - Luciano Pavarotti dhe Maria Callas. Nuk do të mungojnë bastisjet në pasionet dhe veçantitë ushqimore të disa muzikantëve të mëdhenj që kaluan nëpër Emilia-Romagna si Mozart, Wagner, Bellini dhe Puccini.
 
Margherita Spinazzola është përgjegjëse për koordinimin e projekteve evropiane në fushën e kulturës në IBC- Drejtoria e Institutit për Trashëgimninë Kulturore të Rajonit Emilia-Romagna si dhe këshilltare  e Muzeut të Bodoni-t në Parma. Ndër projektet e fundit që ajo ka koordinuar kujtojmë dixhitalizimin e arkivit të Laura Bassi (XVIII), në bashkëpunim me Bibliotekën Komunale të Archiginnasio të Bologna-s dhe Stanford University Library. Është autore e botimeve të shumta dhe ka mbajtur konferenca në organizata të ndryshme dhe institucione kulturore.
 
 
 
 
 
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe