Nis Kampionati Ballkanik, Shqipëria e atletikës përfaqësohet nga nëntë sportistë

Nis Kampionati Ballkanik, Shqipëria e atletikës përfaqësohet nga nëntë sportistë

Kuqezinjtë e Atletikës

TURQI - Kombëtarja Shqiptare e Atletikës ka mbërritur në Stamboll, aty ku nga nesër do marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik. Skuadra kuqezi përbëhet nga nëntë sportistë. Pjesë e delegacionit janë edhe dy trajnerë dhe kreu i FSHA, Taulant Stërmasi.

Luiza Gega, atletja më fituese në historinë e këtij kompeticioni kërkon medalje, teksa do të konkurrojë në dy disiplina, në 1500 metra dhe 3000 metra. Franko Burraj do të garojë 400 metra, ndërsa Leandro Çardaku dhe Paola Shyle në disiplinën 60 metrave.

Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Çejku do të matin forcat në garën e 400 metrave, ndërkohë Relaksa Dauti do të konkurrojë në 800 metra. Për sa i përket garave të hedhjes, Shqipëria do të përfaqësohet me Muhamet Çengelin në disiplinën e kërcimit për së gjati, ndërsa Kolindo Kiri do të konkurrojë në kërcim 3-hapësh.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja