Nis Kuvendi, Meta: Duhet të
finalizojmë ligjet e Reformës

Nis Kuvendi, Meta: Duhet të<br />finalizojmë ligjet e Reformës
Kuvendi i Shqipërisë çeli sesionin e ri të punimeve, i cili pritet që të jetë i fokusuar në miratimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, por edhe të shumë ligjeve të tjera.
 
Seanca plenare nisi me betimin e deputetes më të re të Kuvendit të Shqipërisë, Dhurata Çupi, e cila zëvendëson Sherefedin Shehun, pasi dha dorëheqjen si deputet, pasi do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar bashkie që do të zhvillohen në Dibër në 11 Shtator.

dhurata cupi
(Deputetja Dhurata Çupi gjatë betimit)

Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar u miratua kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit për të cilin opozita abstenoi në konferencën e kryetarëve ndërsa u miratua program i punës . 
 
Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm për shkak se po zhvillon një vizitë në Slloveni, ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta në fjalën hapëse deklaroi se ky sesion duhet të ecë përpara me miratimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore.
 
"Duhet të ecim me finalizimin e Reformës në Drejtësi dhe miratimin e të gjitha ligjeve, si të Vetingut. Ky sesion duhet të ecë përpara dhe duhet të përmbyllë Reformën Zgjedhore, Komisioni duhet të nxjerrë konkluzionet.
 
Në fokus të punës së këtij sesioni do të jenë proceset për integrimin në Bashkimin Europian. Uroj një bashkëpunim sa më konstruktiv për sesionin e ri parlamentar
"tha Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur