Në seancën e sotme plenare të Kuvendit në rend dite të jenë procesverbali i seancës plenare të datës 19.4.2018, njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend, raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurencës.
Gjithashtu do të shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe do të paraqitet raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2017.
Do të paraqitet për miratim edhe projektligji “Për strehimin social” dhe do të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Komento